Autoritetet nisën hetimet për evazion fiskal ndaj një vajze të pasur në Filipine, pasi ajo postoi online fotot e saj.
Në njërën prej tyre Jeane Napoles shihet duke ‘notuar’ në para.
Mamaja e Napoles është duke u hetuar si pjesë e një prej mashtrimeve më të mëdha në historinë e Filipineve. Autoritetet e vendit, ku 28 përqind e popullsisë jeton në varfëri, thanë se u nxitën nga fotot për të hetuar. “Ne lexojmë gazetat, ndjekim internetin. Nga këtu dëgjuam për të,” tha Kim Henares, drejtuese e Zyrës për të Ardhurat e Brendshme.
Napoles, një studente për dizajn, ka një apartament në Los Angeles që kushton 1.3 milion dollarë dhe një tjetër pronë në vendin e saj me vlerë 339 mijë dollarë. Tre senatorë të opozitës dhe ish- presidentja Gloria Arroyo, që është në burg për vjedhjen e zgjedhjeve, janë mes atyre që po hetohen për këtë skandal. Henares tha se nuk ka asnjë motiv politik në hetimin ndaj të bijës.