Powered by Blogger.

Thursday, October 10, 2013

Cana: ja cfar thot per ndeshjen e nesërme Ndaj Zvicrës, VIDEO

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka deklaruar se përballja me Zvicrën e të premtës mbrëma është një festë mes dy vendeve mike, teksa ka lëvduar shumë lojtarët shqiptarë të kombëtares shqiptare. Cana u shpreh në detaje në një intervistë për RTSsport.ch, ku pos që foli për fillimin e karrierës së tij, ai reflektoi në përballjen e të premtës, e cila do të përcaktojë fatin e të dyja skuadrave në kualifikimet e Botërorit të këtij viti.

Shqipërisë i duhet fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, teksa Zvicra me një pikë siguron kualifikimin dhe Cana nuk sheh opsion tjetër pos fitores. “Pa diskutim se Xhaka, Behrami apo Shaqiri do të ndihmonin kombëtaren shqiptare. Por, nuk dua të debatj për atë se pse kanë zgjedhur fanellën e Zvicrës. E njoh Xhakën që një kohë të gjatë. Është shumë i mirë. Behramin dhe Xhemailin i takoj në kampionatin italian. Jemi të gjithë të vetdishëm se ata janë lojtarë të shkëlqyeshëm që kanë arritur në një nivel të lartë ndërkombëtar”. “Ne do të luajmë për fitore. Ne iu kemi shkaktuar probleme të gjitha ekipeve. Ekipi jonë do ta japë maksimumin. Publiku përherë na ka përkrahur. Kjo do të jetë ndeshja e fundit si nikoqir, prandaj do të bëjmë çdo gjë për t’i kënaqur tifozët tanë”. “Për popullin e Zvicrës dua të them se kjo është një festë mes dy vendeve mike. Gjatë ndeshjes do të ketë rivalitet, por kjo ësht ënormale. Zvicra është ekipi më i mirë në grup. Ne jemi kokurrentë dhe dëshirojmë të fitojmë”, ka thënë Cana.

Jepeni 1 Like nese ju pelqeu lajmi

Translate

Design by araba-cı | MoneyGenerator Blogger Template by GosuBlogger | Distributed by : Solid Blogger