Powered by Blogger.

Monday, October 14, 2013

Ura ngritet, një grua mbetet e varur me duar (VIDEO)


Dania Beach kishte tentuar ta kalonte lumin përmes urës hekurudhore, por befasisht ajo ka filluar të ngritet, ndërsa amerikania ka arritur të kapet për binarësh dhe ka pritur ardhjen e zjarrfikësve për ta shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur në Fort Lauderdale në Florida, ku përkundër ekzistimit të urës për këmbësorët, 55-vjeçarja kishte vendosur të ecte nëpër atë ku kalon hekurudha.

Njerëzit e kanë parë duke qëndruar varur dhe i kanë thirrur shërbimet emergjente. Fatmirësisht, ajo ka shpëtuar pa lëndime. Ndërkohë, telefonat celularë kanë mundësuar që e gjithë ngjarja të xhirohet dhe të publikohet në internet. “Ishte në pozitën e Jezu Krishtit. Besoj se ka përjetuar shok total, sepse ishte e ngrirë dhe tmerruar”, ka thënë njëri nga të pranishmit.

Jepeni 1 Like nese ju pelqeu lajmi

Translate

Design by araba-cı | MoneyGenerator Blogger Template by GosuBlogger | Distributed by : Solid Blogger