Powered by Blogger.

Monday, October 14, 2013

Hotel burgu (Foto)


Disa njerëz nuk e kanë provuar kurrë burgun, por ndoshta kurioziteti i shtyn që të kenë dëshirë për të hyrë në qeli, qoftë edhe për një herë të vetme në jetën e tyre. Tashmë e kanë këtë mundësi, pasi në Gjermani është hapur i pari hotel-burg, i quajtur ‘Alcatraz Hotel’. Gjithçka brenda mureve të hotelit ka pamjen e një burgu, dritaret me hekura, krevati, pajisjet përreth. Në hotel “të burgosurit” mund të përjetojnë ndjesinë e burgut duke ditur që janë të lirë. Për të mos u mërzitur, dhe për mos t’u ndjerë të vetmuar vizitorët, hoteli ka ofruar internet falas. Kështu ndoshta përdoruesit e rrjeteve sociale mund të bëjnë një ‘chek-in’ se ndodhen në burg, megjithëse se ndoshta askush nuk do t’i besonte.

Jepeni 1 Like nese ju pelqeu lajmi

Translate

Design by araba-cı | MoneyGenerator Blogger Template by GosuBlogger | Distributed by : Solid Blogger