Policia i ka paralajmëruar dy vajza të vogla, të cilat e kanë parkuar keq veturën e vogël elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në Utah të SHBA-ve, ku policët kishin vërejtur se vetura e vogël kishte bllokuar njërën nga hyrjet në lagje, ashtu që kanë shkruar një paralajmërim dhe e kanë lënë ‘automjetin’ në afërsi të shtëpisë së tyre.