Powered by Blogger.

Wednesday, October 9, 2013

Thaçi ia “dhezi fort” gazetarit të KTV-së! (Video)

 Pas takimit që ka pasur në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me t’u kthyer në Kosovë i është përveshur fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Gjatë ditës së sotme Thaçi ka vizituar Drenasin, Skenderajn, Malishevën dhe Rahovecin.

Në një rast ai është pyetur nga gazetari i KTV-së nëse po takon vetëm arsimtarët e PDK-së. Prveç përgjigjes se arsimtarët janë të tërë Kosovës, dhe jo vetëm të PDK-së, gazetari ka marr edhe një “shuplakë” goxha të nxehtë në qafë, transmeton OraInfo. Sigurisht se nuk mund të pretendohet se ajo ishte e qëllimshme. Por, gazetari vetë e ka komentuar duke thënë se “ku ma ka dhez fort a”, e që ka zgjuar të qeshura edhe te kolegët tjerë të tij. Veprimi i Thaçit nga persona të cilët e kanë vendos videon në YouTube është krahasuar me veprimin që ka bërë filloristja nga Mitrovia, Duda.

Jepeni 1 Like nese ju pelqeu lajmi

Translate

Design by araba-cı | MoneyGenerator Blogger Template by GosuBlogger | Distributed by : Solid Blogger