Powered by Blogger.

Wednesday, October 9, 2013

Sipërmarrja e re e Çiljetës, risjell Berluskonin në Shqipër

Sikur të mos mjaftonte shtimi me një fëmijë, Çiljeta prej disa javësh i ka shtuar vetes edhe “angari” të tjera.


Natyrisht bëhet fjalë për një impenjim përfitues, pasi ka hapur një sipërmarrje të re, që quhet “Bar-Piceri Berluskoni”. Kështu, e famshmja piceri e viteve ’90 në Tiranë, është kthyer sërish, ndonëse jo më prapa Pallatit të Kulturës. Megjithëse, siç ka rrëfyer vetë Çiljeta, është një sipërmarrje pikërisht në bashkëpunim po me pronarët e hershëm të “Berluskonit”. Me pak fjalë, përveçse për djalin, Çili duhet të kujdeset tashmë edhe për lokalin, ku shpesh herë gatuan edhe vetë, si në rastin e intervistës me Rudina Magjistarin, që do të transmetohet sot në “Takimi i Pasdites”. Aty Çili ka rrëfyer se nuk po lë pas dore as skenën, teksa është duke punuar mbi një projekt të ri artistik, që do ta publikojë së shpejti.

Jepeni 1 Like nese ju pelqeu lajmi

Translate

Design by araba-cı | MoneyGenerator Blogger Template by GosuBlogger | Distributed by : Solid Blogger