Powered by Blogger.

Sunday, October 13, 2013

Ja si e feston Januzaj golin në FIFA 13 (VIDEO)


Talenti shqiptar Adnan Januzaj është i dashuruar me skuadrën e tij aktuale Manchester United. Ylli më në zë për momentin në Premier League e ka vërtetuar këtë gjë gjatë një ndeshjeje Play-Stationi që ka patur me shokun e tij të skuadrës Alex Buttner gjatë turit veror të "Djajve të Kuq" në Sydney. I pyetur nga një anëtar tjetër i Manchesterit se cili është ekipi që ke zgjedhur Adnan, 18-vjeçari shqiptar i lindur në Bruksel e thotë shumë qartë: "Manchester United man" duke qeshur, ndërsa Buttner kishte zgjedhur Real Madrid. Por, Adnani luan Play Station ashtu siç luan edhe në fushën e lojës. Ai ka qënë autor i një supergoli çka ka bërë që të fluturojë nga gëzimi dhe të ftojë të tjerët të shikojnë golin e shënuar nga ai. "Ku është Robin?", pyet Adnani duke patur parasysh Robin Van Persie, i cili ka qënë edhe autor i këtij goli.

Jepeni 1 Like nese ju pelqeu lajmi

Translate

Design by araba-cı | MoneyGenerator Blogger Template by GosuBlogger | Distributed by : Solid Blogger