Powered by Blogger.

Saturday, October 12, 2013

Dikur alkoolist me mbipeshë, sot një simpatik muskuloz (Foto/Video)

Mike Waudby peshonte 210 kilogramë kur ishte 29 vjeç, fshihej nga bota në dhomën e tij të gjumit, ditët i kalonte duke konsumuar alkool, duke shikuar televizorin dhe duke surfuar në internet.

“Gjatë natës uritesha dhe haja sandviçë. Pas një kohë e urreja veten. Fillova të mendoj se çfarë do të ndodhë me jetën time. Një natë piva një shishe uiski, sasi të madhe të birrës dhe një grusht me tableta. Në mëngjes u zgjova në spital”, ka treguar ai për Daily Mail.


Sot ai është në një lidhje serioze, duket shumë mirë dhe punon si trajner personal me nofkën, Mr. Muscles.




Gjendja e tij i kishte shkaktuar depresion që e kishte shtyrë të tentojë vetëvrasjen duke pirë tableta. Mirëpo, ai i mbijetoi tentim-vetëvrasjes dhe ky ishte momenti i kthesës në jetën e tij – ai vendosi të humbte në peshë dhe të bëhej më i shëndetshëm.

“Kilogramët e tepërt erdhën me alkoolin. Pija një shishe të plotë me uiski dhe gjashtë kanaçe me birrë çdo natë. Nëse nuk kisha uiski, pija 18 kanaçe me birrë, që do të thotë se konsumoja 3.000 kalori alkool në ditë”.
“Gjatë natës uritesha dhe haja sandviçë. Pas një kohë e urreja veten. Fillova të mendoj se çfarë do të ndodhë me jetën time. Një natë piva një shishe uiski, sasi të madhe të birrës dhe një grusht me tableta. Në mëngjes u zgjova në spital”, ka treguar ai për Daily Mail.

Jepeni 1 Like nese ju pelqeu lajmi

Translate

Design by araba-cı | MoneyGenerator Blogger Template by GosuBlogger | Distributed by : Solid Blogger