
Padyshim se ëndrra e çdo fëmijë është që ta vizitojë njërin nga vendet më të bukura që ekziston, Disneylandin.
Dëshirë të ngjashme ka pasur edhe Lily, të cilës prindërit për ditëlindjen e gjashtë ia kanë përgatitur një befasi, pikërisht një udhëtim në Disneyland.
Ajo ka qenë aq e gëzuar kur e ka marrë lajmin, saqë ia ka plasur vajit.
“E befasuam vajzën tonë Lilyn me një udhëtim në Disneyland për ditëlindjen e saj të gjashtë. Reagimi i saj është tepër i çmuar! Ajo duhet të jetë në një nga ato reklamat e Disneyt”, kanë thënë prindërit.