Postimet e Rihannas në Twitter rreth një ‘shou traumatik’ seksual në Tajlandë, kanë bërë që të arrestohet pronari i lokalit ku është bërë spektakli i drejtpërdrejtë.
Këngëtarja ka qëndruar në Tajlandë gjatë muajit shtator, mirëpo është shokuar nga ajo që kishte parë në një lokal nate.

Gjatë qëndrimit atje, 25-vjeçarja kishte shkruar në rrjetet sociale se në një bar nate kishte parë një “tajlandeze duke nxjerrë një zog të gjallë, dy breshka, brisk rroje, shigjeta dhe top ping-pongu, të gjitha nga vagina e saj”.
Këto informata kanë bërë që autoritet tajlandeze të arrestojnë Warunyu Jornmuang, pronarin e lokalit në ishullin Phuket, ku ishin bërë veprimet e paligjshme.
“(Arrestimi) ishte rezultat i vizitës së Rihannas. Autoritetet do të jenë më rigoroze ndaj spektakleve të papërshtatshme ose atraksioneve me kafshë”, ka thënë shefi i policisë në qarkun Kathu për AFP.
Kujtojmë që pikërisht një fotografi e publikuar nga Rihanna në Instagram, ku shfaqej me një lemur, kishte bërë që policia tajlandeze të arrestonte dy persona për mbajtje të kafshëve të mbrojtura si kafshë përkëdhelëse. /Telegrafi/