Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj hedh poshtë në mënyrë kategorike thashethemet që kanë qarkulluar dje në media, për një lidhje mes saj dhe këngëtarit turk Bülent Serttaþ.
“Fotoja e publikuar tregon një sekuencë të klipit të ri të Bülent, ku unë do të jem sërish modele”, ka saktësuar Afërdita, raportojnë mediat shqiptare.
Ajo po ashtu ka zbuluar se aktualisht ndodhet në Amerikë, për shkak të angazhimeve të shumta që ka atje si modele.
Ky është klipi i dytë ku Afërdita merr pjesë, pas videos me titull “Ýkimizde Bilemedik” që është publikuar muaj më parë.